MENU
klinika

Një hap mbrapa për Shqipërinë në Ligën e Kombeve!

Kuqezinjtë mposhten nga Gjeorgjia në “Air Albania”

10.09.2024 - 22:50

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një takim vendimtar për ecurinë e saj në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Një fitore do ta bënte Shqipërinë një kandidate kryesore për të fituar grupin e ngjitur në Ligën A, përtej faktit që do ta afronte edhe me play-off të Botërorit 2026.

Trajneri Silvinjo ka vendosur që t’u besojë edhe për këtë ndeshje thuajse të gjithë emrave që kishte hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Ukrainës, duke rreshtuar ekipin në të njëjtën mënyrë si në ndeshjen me Pragën ku kuqezinjtë dhuruan një lojë shumë të mirë në të dyja fazat.

Megjithatë, Arbër Hoxha e nis si tuitullar në vend të Laçit, i cili do të jetë në pankionë në këtë duel.

LIVE SHQIPËRI-GJEORGJI 0-1

71′ Koçorashvili

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Gjeorgjisë.

90’+3’ Koçorashvili i lë vendin në fushë Altunashvilit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Përsëri Strakosha shfaqet vendimtar me një grushtim ndaj Çakvetadze i cili gjuan nga jashtë zonës.

90’ Edhe Uzuni ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm në mënyrë të parregullt.

88’ Çakvetadze ndëshkohet me të verdhë pasi ndal një kundërsulm të Spahiut.

87’ Ismajli gabon në një kthim mbrapa, Davidashvili merr sferën dhe shfaqet para Strakoshës, por gardiani kuqezi ndal gjuajtjen e tij.

86’ Zivzivadze merr vendin e Mikautadzes në radhët e Gjeorgjisë.

85’ Asllani ekzekuton një goditje dënimi, por çon sferën direkt në duart e Mamardashvilit.

84’ Kiteishvili ndëshkohet me karton të verdhë.

81’ Uzuni merr vendin e Bajramit në radhët e kuqezinjve.

78’ Miqtë tani vetëm mbajnë topin me qetësi, duke e qarkulluar dhe mos i lejuar Shqipërisë të dalë para.

75’ Davitashvili merr vendin e Kvaratskhelia në radhët e Gjeorgjisë.

72’ Silvinjo bën menjëherë zëvendësim të dyfishtë duke larguar Manajn dhe Asanin teksa aktivizohen Seferi dhe Spahiu.

71’ Befasi nga miqtë! Koçorashvili gjen hapësirë dhe nga jashtë zonës, shënon golin e avantazhit.

58’ Drithërima para portës kuqezi ku fillimisht Ismajli bllokon një gjuajtje drejt katërkëndorit e më pas Kakabadze gjuan jashtë mbi traversë.

65’ Nis presing i lartë i kuqezinjve, të cilët shtyjnë Gjeorgjinë në gjysmëfushën e saj.

63’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, sfera shkon te Bajrami i cili gjuan nga e majta, por sfera shkon jashtë pa u devijuar nga Kumbulla pranë portës.

62’ Asani nga e djathta gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet në këndore.

61’ Hoxha lë fushën e lojës, duke i bërë vend Laçit në radhët e kuqezinjve.

58’ Një harkim nga e majta gjen Mikautadzen i cili devijon por nuk gjen portën e Strakoshës.

55’ Një largim i gabuar i Mitajt i jep mundësinë Çakvetadzes të gjuajë drejt portës, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën në të majtën e Strakoshës.

51’ Hoxha nga e majta tenton të hyjë në zonë, mbrojtësit kundërshtarë e rrethojnë dhe largojnë sferën.

48’ Asllani ka një goditje dënimi ballore në dispozicion, por sfera shkon shumë larg katërkëndorit.

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime në radhët e ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Goditja e këndit e harkuar nga Kvara, gjen Ismajlin e vëmendshëm, i cili largon me kokë.

43’ Pas një goditje dënimi, sfera shkon te Ccabatadze i cili gjuan por një devijim çon sferën në këndore.

39’ Hoxha merr topin në të majtën dhe arrin fundoren, harkimi i tij drejt qendrës nuk gjen askënd.

37’ Hoxha nga e majta provon me një tjetër gjuajtje nga distanca, sfera nuk merr trajektoren e duhur drejt portës.

36’ Një top i Asllanit devijohet para se të mbërrijë te Manaj në qendër të zonës.

35’ Asani nga e djathta gjen hapësirën për të nisur sferën drejt qendrës, Mamardashvili është në pozicion dhe kontrollon sferën.

29’ Asllani provon vetë nga jashtë zonës, e djathta e tij nuk gjen portën.

27’ Pasime të shpejta pranë zonës së kuqezinjve, Kvara sheh një tjetër gjuajtje të bllokohet nga Asllani.

25’ Rast i rrezikshëm për miqtë me një top nga e djathta që fatmirësisht nuk devijohet nga Kvaratskhelia para portës.

21’ Asllani tenton një skeme në goditje dënimi, harkimi i tij drejt Ismajlit ndalet nga Mamardashvili, para se mbrojtësi të sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

16’ Kiteishvili provon nga e distanca, pa gjetur portën e Strakoshës.

15’ Aksion i rrezikshëm i gjeorgjianëve në të majtën e sulmit, pasimi në qendër për fat nuk gjen devijimin drejt portës së Strakoshës nga Mikautadze.

12’ Hoxha nga e majta hyn drejt qëendrës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por pa gjetur katërkëndorin e gjeorgjianëve.

7’ Kvaratskhelia harkon në zonë nga një goditje dënimi, Manaj i kthyer në mbrojtje largon sferën nga zona.

5’ Ccakvetadze nga e djathta kalon Mitajn dhe pason për Kvaran, Kumbulla përsëri largon rrezikun.

3’ Hysaj nga e djathta pason për Manajn, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtësit gjeorgjianë.

3’ Top në thellësi për Manajn, sfera shkon direkt në duart e portierit.

2’ Kvaratskhelia provon të hyjë në zonë në qendër, Kumbulla e ndalon dhe largon rrezikun pas një starti të shpejtë të miqve.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Motiv shtesë dhe për lojtarët tanë"

Trajneri i Gjeorgjisë s’i trembet 22 mijë shqiptarëve