MENU
klinika

"Arbitra që sillen në stadium pa bilbil"

Kurti me “rezerva” për Borrell e Lajçak

26.09.2024 - 17:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe emisarin special për dialogun, Miroslav Lajçak, duke i krahasur përfaqësuesit evropianë me një arbitër futbolli që nuk përdor bilbilin, që nënkupton se nuk ka ndëshkime ndaj Serbisë për shkeljet në marrëveshjen e arritur vitin e kaluar. “Problemi është se Borrelli dhe Lajçaku nuk kanë fishkëllyer kur ka pasur shkelje. Imagjinoni një arbitër që lëvizë përreth një fushe futbolli pa bilbil”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar në një intervistë të shkurtër për gjigantin “Politico” një ditë pas “drekës ballkanike” të organizuar javën e kaluar nga Komisioni Evropian (KE). Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënive në fillim të vitit të kaluar, fillimisht në Bruksel të Belgjikës, pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Por, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë ligjërisht obligative, akoma nuk është zbatuar. “Qasja e Serbisë nuk është për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën. Si është e mundur t’i thonë po Marrëveshjes së Ohrit, por refuzojnë ta nënshkruajnë?”, ka shtuar mes tjerash kryeministri kosovar, ndërsa ka dhënë edhe detaje nga takimet e fundit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel. “Kur ai flet, unë nuk ndërhyj. Kurdo që flas unë, ai ankohet”, ka theksuar kryeministri Kurti, duke fajësuar Serbinë për mungesën e progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe strehimin e kreut të grupit paramilitar serb, Millan Radoiçiç, i cili ka kryer sulm terrorist në territorin e Kosovës vitin e kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Politika e SHBA-së për Ballkanin pas zgjedhjeve

“Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar!”

“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore

Hovenier: Duhet të marrë parasysh shqetësimet tona

“Kosova mund të përparojë vetëm me përkrahjen e SHBA”

Ambasadori amerikan: Nuk e duam edhe një Republika Sërpska

“Është obligim për Kosovën që ta formojë Asociacionin…”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat