MENU
klinika

Sokol Bizhga e nis nga Shkodra

“Luftë bandave në qytet dhe drogës!”

14.09.2024 - 13:20

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga zhvilloi një takim informal në policinë vendore të Shkodrës.

Pas komandimit të tij në krye të policisë së shtetit duke zëvendësuar Muhamet Rrumbullakun, Bizhga një prej takimeve të para zgjodhi ta zhvillojë në Shkodër.

Kreu i policisë së shtetit ka mbërritur që në orët e mëngjesit duke ndarë fillimisht një kafe në mjediset e FNSH dhe më pas ka vijuar takimit në policinë e Shkodrës me drejtorin Edmond Sulaj, zëvendës drejtorët dhe shefin e komisariatit.

Kjo vizitë në Shkodër vjen menjëherë pas akuzave të kryetarit të grupit parlamentar të PD ndaj drejtorit Sulaj të cilat ky i fundit i hodhi poshtë përmes një reagimi.

Në këtë takim kreu i policisë së shtetit ka kërkuar që të ketë një vëmendje të shtuar për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër duke qenë se kohët e fundit ka patur disa të tilla.

Po ashtu Bizhga sipas burimeve kërkoi në këtë takim me krerët e policisë së Shkodrës luftimin ndaj bandave kriminale dhe individëve kriminal për të mos toleruar në asnjë moment.

Gjithashtu një tjetër pikë e diskutuar është një kujdes më i madh edhe në kontrollin e territorit në gjithë hapësirën e qarkut Shkodër, kryesisht në qendrat e banuara për të shmangur çdo lloj problematike. Lufta ndaj kanabisit dhe goditja e rasteve të trafikimit ndaj lëndëve narkotike mbetet një prioritet i përhershëm që drejtori Bizhga e kërkoi në këtë vizitë të tij në Shkodër.

Prania më e shtuar e policisë rrugore në akset e Shkodrës apo një përkujdesje e efektivëve në afërsi të shkollave janë një tjetër pikë e rëndësishme që gjithnjë kërkon vëmendje.

Pas afro 3 orësh e gjysëm në Shkodër drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Sokol Bizhga u largua duke lënë detyrat përkatëse në këtë takim informal në policinë vendore të Shkodrës.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!