MENU
klinika

“Serbët po përgatiten të na sulmojnë“

Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri i Brendshëm bën paralajmërimin e frikshëm

24.09.2024 - 09:30

Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë.

Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë.

Gjatë intervistës së tij dhënë për gazetaren Leonita Bajrami ai deklaroi se rreziku për të sulmuar sërish vazhdojnë, pasi sipas tij ka informacione që grupe terroriste po trajnohen përtej kufijve. Ai tha se nëse do të ketë një sulm tjetër, Kosova po punon që “të dalin humbës”.

“Situata në Veri është e qetë, patjetër që mundësia për incidente vazhdon të jetë reale, ne po punojmë shumë që të rrisim kapacitetet tona që skenarë të tillë edhe nëse tentohen të përsëriten, të dalin humbës. Përderisa ka grupe që trajtohen matanë kufijve, rrezik ka. Ne kemi informacione që këto grupe vazhdojnë të trajnohen”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrasja nga terroristët serbë e policit në Veri

“BE e gatshme të konsiderojë masat ndëshkuese ndaj Serbisë”

Presidenca e Kosovës i përgjigjet deklaratave të Ramës

“KFOR-i mbështet institucionet, nuk merr përsipër sigurinë në vend”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat