MENU
klinika

Vuçiç takohet me Harris në Beograd

“Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA”

20.09.2024 - 13:50

Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi që zhvilloi me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris.

“Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe paraqitëm propozime për përmirësimin e raporteve”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Takimi mes Vuçiç dhe Harris u zhvillua në Beograd më 20 shtator, një ditë para 80-vjetorit të “Misionit Halyard”, shpëtimit të pilotëve aleatë nga Serbia e okupuar më 1944.

Një nga temat e bisedimeve ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe Vuçiç i kërkoi Harrisit “mbështetje më të fuqishme nga SHBA-ja” për mbrojtjen e serbëve dhe sigurimit të të drejtave të tyre.

Ushtria e Serbisë dhe Garda Kombëtare e Ohajos kanë bashkëpunim të kamotshëm përmes Programit për Partneritet Shtetëror të Serbisë dhe shtetit amerikan të Ohajos.

Përveç fushës së mbrojtjes, Serbia dhe SHBA-ja po punojnë që të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Më 18 shtator, Beogradi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë..REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Marrëveshja me SHBA

Serbia, shkëputet nga “orbita ruse”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat