MENU
klinika

Në kërkim autori (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 29-vjeçari!

08.09.2024 - 18:36

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme te kryqëzimi i Golemit, ndërsa një i ri ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për Renaldo Kolën, 29-vjeç. Autor dyshohet Marjo Kroni, i cili po lëvizte me një furgon të bardhë.

Policia është vënë në kërkim të tij.

Konflikti ka nisur mes një grupi personash, ku fillimisht është qëlluar në ajër e më pas një drejtim të njërit prej tyre.

‘Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.’- njofton policia.