MENU
klinika

Kosova zbuti masat ndaj Serbisë, reagimi i Stano

“BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në gjithë Ballkanin“

08.10.2024 - 15:20

BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s.
Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për një portal serb i pyetur për të komentuar vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës lidhur me ndryshimin e masave të sigurisë për produktet serbe në Merdarë, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Stano tha se tregtia e lirë në përputhje me rregullat e CEFTA-s është vendimtare për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.

“Ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe është një pjesë integrale e Planit të Rritjes për rajonin dhe të dyja përfaqësojnë përfitime të prekshme për qytetarët e të gjithë rajonit” tha Stano.
Kryeministri Albin Kurti njoftoi të hënën se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dërguar letrën pikës kufitare në Merdare që të të ndryshojnë masat e vendosura ndaj mallrave serbe.

“Masat tona nuk kanë qenë dhe asnjëherë nuk janë masa tregtare, janë masa të sigurisë.
Në dy vitet e fundit Serbia i ka sjellë katër herë ushtrinë e saj tek kufiri i Kosovës, në vitin e kaluar dhe këtë vit kemi pasur katër konfiskime të mëdha të armatimit dhe municionit, ndërkohë që grupi paramilitar terrorist që e vrau rreshterin e policisë, Afrim Bunjaku, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Nëpërmjet rrugëve të ndryshme mund të kenë qenë, jo vetëm ilegale nëse kanë hyrë mallra të gatshme nga Serbia e ne nuk i kemi hapur ato, nuk mund të përjashtojmë që diçka përvidhet, kjo i ndodhë edhe ShBA-së edhe Gjermanisë”, deklaroi dje Kurti gjatë një konference për media.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kurti do të shpikë diçka tjetër!"

Kosova heq kufizimet për mallrat serbe, Vuçiç skeptik!


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat