MENU
klinika

“Të lutem më kurse”

Beyonce poston setin e ri fotografik, ndjekësit tallen me këngëtaren

08.10.2024 - 18:00

Këngëtarja e famshme Beyonce po përballet me akuza nga ndjekësit e saj pasi thuhet se është e përfshirë në krimet për të cilat është arrestuar reperi Diddy.

Ajo ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në ”Instagram” nga ku fansat e kanë komentuar duke e tallur këngëtaren.

“Ndoshta Beyonce po na mbron nga Beyonce” tha njëri, “Beyonce je më e mira nga më të mirat (jam e tmerruar),” tha tjetri, “Beyonce ti je më e mira nga të gjithë (të lutem më kurse mua)” shtoi një e tretë.

Midis fotove të publikuara nuk munguan as foto me partnerin e saj Jay-Z.