MENU
klinika

Coca Cola me lëng turshie?!

Çfarë po shpik Dua Lipa pas akullores me vaj ulliri?

08.10.2024 - 15:54

Dua Lipa është bërë virale në internet edhe më parë, për shkak të kombinimeve të saj të pazakonta të recetave si ishte akullorja me vaj ulliri. Ylli shqiptar, Dua Lipa i ka prezantuar ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme, Cola dietike me lëng turshie. Do ta provonit? Epo, ne jo, siç nuk provuam as akulloren me vaj ulliri.

Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, ‘diet coke’ dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.

Ajo vazhdoi duke shtuar lëng speci djegës dhe disa copa speci për të përfunduar pijen.

Ndërsa përgatiti këtë përzierje të pazakontë, ajo u shpreh: “Të gjithë po më shikojnë. Zonja aty para po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’”.

Reagimet e miqve të saj për pijen ishin të ndryshme, me disa që shfaqën habi për shijen e fortë të turshisë, por Dua, nga ana e saj, e pëlqeu rezultatin duke thënë: “Kjo është… mmmmmm”.
Nuk e dimë nëse këto receta duhen provuar, apo Dua i bën pikërisht sepse e di që tërheqin vëmendje! Nejse, ju si të doni…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN