MENU
klinika

Kushtojnë miliona dollarë

Dalin në ankand pikturat për mbretin Charles dhe princeshën Diana

12.10.2024 - 18:40

Andy Warhol ka krijuar ndër vite portrete të artit pop, sidomos të artistëve që jetuan në epokën e tij, nga Marilyn Monroe, Elizabeth Taylor, Elvis Presley etj. Ai njihet për ngjyrat e forta dhe transformimin e yjeve në portrete të rralla, me shumë ngjyra.

Dhe megjithëse piktura e tij e Mbretëreshës Elizabeth II mund të jetë më e njohura për sa i përket pjesëve mbretërore të Warholit, ai gjithashtu përjetësoi një princeshë Diana dhe Princin Charles (tani Mbreti Charles III) në vitin 1982. Tani të dyja këto piktura, të titulluara “Portreti i Princeshës Diana” dhe “Portreti i Princit Charles”, do të dalin në ankand në Londër të enjten, 10 tetor.

Sipas shtëpisë së ankandit Phillips, “përshkrimet mahnitëse të princeshës dhe princit bazohen në fotografinë zyrtare të fejesës së tyre nga fotografi Lordi Snowdon” dhe u krijuan një vit pas dasmës së princit dhe princeshës së Uellsit në 1981.

Piktura e Dianës pritet të sjellë afërsisht 1.6 deri në 2.4 milionë dollarë, ndërsa portreti i Charles vlerësohet nga 1.3 deri në 1.9 milionë dollarë. Portreti i Dianës vlerësohet të shkojë deri në 2.4 milionë dollarë.

Në fotot e portreteve, duket Diana e veshur me një fustan në ngjyrë jeshile smeraldi, me mëngë të fryra, një rreth në kokë me gurë të çmuar dhe diamante, ndërsa fotoja është shkrepur nga ish-bashkëshorti dhe fotografi i famshëm i princeshës Margaret, Lordi Snowdon. Artisti Warhol zgjodhi që ta pikturonte Diana-n në tone gati njëngjyrëshe, ndërsa princi Charles shfaqet në telajo me uniformën e zezë ushtarake dhe i pozicionuar në një sfond me ngjyrë blu të ndezur.

Kjo nuk është hera e parë që një ankand me temë Princesha Diana ka sjellë miliona. Në dhjetor të vitit 2023, një fustan ngjyrë vjollcë të viteve ’80, të veshur nga princesha e ndjerë, u shit për një rekord prej 1.1 milionë dollarësh. Një bluzë rozë e veshur nga mbretëresha në një nga portretet e saj të fejesës theu gjithashtu rekorde, duke u shitur për 381,000 dollarë në vend të vlerësimit të saj prej 80,000 dollarësh.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB