24.10.2024 - 12:41
Policia ka vendosur në pranga një 42-vjeçar, i cili tentoi të digjte prindërit duke i vendosur flakën banesës.
Altjon Sulejmani raportohet se i ka vënë zjarrin banesës, ka mbyllur dy të moshuarit brenda banesës duke kyçur dyert dhe më pas është laguar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit, ku forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarve nga banesa në flakë.
Raportohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu mësohet se 42-vjeçari ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.