MENU
klinika

Kur do të mbahet ceremonia

Emri i tij në tryezën e Ramës/ Ilir Proda pritet të marrë postin e Drejtorit të Policisë

02.10.2024 - 12:40

Ilir Proda pritet të emërohet sot nga Këshilli i Ministrave si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Dy ditë më parë Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i dërgoi kryeministrit Edi Rama në tryezë emrin e Ilir Prodës për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Dhe kreu i qeverisë pritet që sot (2 Tetor) të firmosë emërimin e tij si kryepolic i vendit.

Po ashtu mësohet se ditën e nesërme do të zhvillohet ceremonia e marrjes së postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga Ilir Proda. Pas emërimit të tij, do të hapet gara dhe konkursi për emërimin e 12 drejtorëve të qarqave vendore të Policisë së Shtetit dhe drejtorëve të departamenteve në Policinë e Shtetit.

Gara do të zhvillohet me konkurs si në rastin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ku kandidatët do të aplikojnë për postin dhe Komisioni do të jetë i njëjtë. Kreu i Policisë së Shtetit do ketë mandat 5-vjeçar, ndërsa Drejtorët e Drejtorive vendore, do të kenë mandat 3-vjeçar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!