MENU
klinika

Italianët sërish në krye të KFOR

Enrico Barduani merr komandën e misionit të NATO-s në Kosovë

12.10.2024 - 09:26

Gjeneralmajori italian, Enrico Barduani, ka marrë dje komandën e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një ceremoni të organizuar në Kampin Film City në Prishtinë. Barduani-t i është dorëzuar komanda nga gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutas, i cili zyrtarisht ka përfunduar mandatin e tij në krye të forcave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti. Presidentja Osmani, në këtë ceremoni, është zotuar se institucionet kosovare do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in. Ajo e ka falënderuar Ulutas-in për shërbimin e tij të deritanishëm, derisa i ka uruar mirëseardhje Bardan-it. Përveç tyre, prezent kanë qenë edhe Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, ai i Italisë, i Kosovës, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ambasadorë të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s.

Barduani ka thënë se pret që të punojë ngushtë krah për krah me secilin prej akterëve në Kosovë. “KFOR do të vazhdojë të mbajë një mjedis të qetë e të sigurt dhe të vendos kushtet në të cilat diplomacia dhe politika do të gjejnë zgjidhje afatgjate për të mirën e të gjithë komuniteteve në Kosovë”, tha ai. Enrico Barduani nuk është italiani i vetëm që merr komandën e KFOR-it. Para tij kishte qenë edhe gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia, i cili kishte shërbyer deri në vitin 2023, pasi që ishte pasur nga Ulutas. Gjatë kohës kur Ristuccia-s e kishte komandën e KFOR-it, në Veri të Kosovës kishte pasur tensione më shumë se kurrë më parë. Fillimisht me protestat e serbëve lokalë në maj të vitit të kaluar, dhe kulmi ishte më 24 shtator të 2023-së, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bundestagu: Ruajtja e paqes në Ballkan, përgjegjësia jonë

“Misioni i ushtrisë në Kosovë e Bosnjë-Hercegovinë, të vazhdojë”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat