Yjet e modës janë kthyer!
Shfaqja e modës e Victoria’s Secret është rikthyer dhe modelet tuaja të preferuara janë gati të zbresin sërish në skenën e famshme.
Kur është shfaqja e modës e Victoria’s Secret 2024?
Shfaqja e modës së Victoria’s Secret do të mbahet sot, më 15 tetor. Do të fillojë në orën amerikane 19:00, por tapeti i kuq do të nisë në orën 18:30 Këtë vit, shfaqja po zhvillohet në qytetin e New York.
Kush do sfilojë në shfaqjen e modës së Victoria’s Secret 2024?
Victoria’s Secret ka zbuluar disa modele që do të sfliojnë – por premton edhe surpriza të tjera. Ikona Tyra Banks do të kthehet në pistën e Victoria’s Secret për herë të parë në pothuajse 20 vjet. Asaj do t’i bashkohen Gigi Hadid, Paloma Elsesser, Imaan Hammam, Candice Swanepoel, Grace Elizabeth, Taylor Hill, Mayowa Nicholas, Devyn Garcia, Barbara Palvin, Behati Prinsloo, Ashley Graham, Jasmine Tookes, Adriana Lima dhe më shumë.
Ku mund ta shikoj shfaqjen e modës së Victoria’s Secret 2024?
Këtë vit, Victoria’s Secret transmeton drejtpërdrejt sfilatën e modës në mediat sociale dhe në Amazon. Fansat mund ta shikojnë atë në Instagramin e Victoria’s Secret, YouTube dhe TikTok. Shfaqja do të transmetohet gjithashtu në Amazon Prime Video dhe Amazon Live, të cilat mund të aksesohen duke kërkuar në skedat Prime Video Home dhe Live TV.
Kush do performojë në shfaqjen e modës së Victoria’s Secret 2024?
Victoria’s Secret do të ketë një formacion artistësh. Cher, Tyla dhe Lisa priten të performojnë.