MENU
klinika

Kombëtarja humb “pjesët”!

Sulmuesi lë grumbullimin për shkak dëmtimi!

09.10.2024 - 13:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon të humbasë lojtarë gjatë këtyre ndeshjeve për dëmtim, FSHF ka bërë të ditur se nga grumbullimi do të largohet Myrto Uzuni, për shkak të një dëmtimi.

Institucioni i futbollit bëri të ditur se Uzuni ka ardhur i dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve të kryera, është konstatuar se nuk mund të rikuperohet për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, ndaj do të kthehet në Spanjë.

Në vend të tij, do të ftohet Indrit Tuci, të cilin Silvinjo e ka takuar personalisht një muaj më parë në Çeki dhe tashmë do të ketë mundësinë që të jetë pjesë e grupit kuqezi. Kujtojmë se në repartin e sulmit për shkak dëmtimesh në këtë grumbullim mungojnë edhe Armando Broja dhe Rei Manaj.

NJOFTIMI I FSHF

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bë me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me kubin, por u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.

Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në këmbët e Dakut!

Ndeshja me Çekinë/ Silvinjo e nis me mungesa