MENU
klinika

Rreziku nga përmbytjet në qarkun Shkodër

Komisioni i Mbrojtjes Civile takim në Prefekturë

18.10.2024 - 10:48

Rreziku nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës nga reshjet e shiut si dhe problemet që mund të sjellin reshjet e borës dhe ngricat ishin në fokus të një takimi të Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Qarkut Shkodër. Prefektja Majlinda Angoni kërkoi më shumë vëmendje nga bashkitë dhe gjitha institucionet e tjera për të parandaluar përmbytjet.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanëeb se shefi i emergjencave civile në Prefekturë Pëllumb Dani tregoi disa prej problematikave që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme sa i përket masave parandaluese ndaj përmbytjeve.

Ndërkohë zëvendës kryetari i bashkisë Shkodër Onid Bejleri dhe kreu i bashkisë Vau Dejës Kristjan Shkreli treguan për masat që po merren dhe nevojat që kanë për parandalimin e përmbytjeve.

Gjatë këtij takimi u fol edhe për situatën e zjarreve gjatë muajve të verës, ku numri ka qenë më i lartë se vitet e kaluara por edhe arrestimet e zjarrvënësve kanë qenë më të shumta.

Shkodra mbetet një qark gjithnjë i rrezikuar nga përmbytjet apo zjarret, ndaj edhe kërkohet që masat të merren në kohë, në mënyrë që dëmet në raste emergjencash të jenë sa më të pakta.