MENU
klinika

VIDEO/ Çfarë ndodhi?

Nicole Kidman dhe Salma Hayek “përplasen” me njëra-tjetrën

15.10.2024 - 15:00

Nicole Kidman dhe Salma Hayek patën një përplasje mes tyre në shfaqjen Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris më 30 shtator.

Një video e cila u bë virale në rrjetet sociale , tregon Nicole duke e shtyrë me dorë aktoren tjetër.

Pasi fotografi kërkoi t’i fotografonte, Hayek tentoi të kapte Kidman.

Dhe pikërisht në atë moment aktorja kapi dorën e Hayek dhe e largoi atë.

Më pas ajo i dha një puthje këngëtares Katy Perry dhe shkëmbeu disa fjalë me të përpara se të largohej.

Nuk është e qartë se çfarë i thanë njëra-tjetrës, por pasi Kidman u largua, Hayek tha: “Po të lutem!”

Hayek pozoi për disa foto me Katy Perry-n, ajo ishte ishte veshur me një fustan të zi me jakë të zezë dhe geta të tejdukshme, stileto dhe syze dielli, ndërsa Hayek kishte veshur një fustan të zi me dekolte të hapur.

Kjo ishte hera e parë që Kidman ishte parë në publik që nga vdekja e nënës së saj në fillim të shtatorit.