Aktorja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Olta Gixhari, është zyrtarisht opinionistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ljami është konfirmuar nga vetë produksioni i BBV Kosova përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë publikuar foton e Oltës.
Aktorja do të jetë në krah të Milaim Zekës, i cili gjithashtu do të mbajë rolin e opinionistit në këtë edicion të tretë të BBV Kosova.
Ish-banroja e BBVA ishte një emër surprizë për këtë edicion të BBV Kosova, pasi më herët ishte përfolur emri i një tjetër ish-banoreje të Big Brother Vip Albania, Einxhel Shkira.
Pjesëmarrja e saj në BBVA e njohur e bëri atë një nga konkurrentet më të forta, duke fituar simpatinë e fansave me personalitetin dhe karakterin e saj.
Big Brother VIP Kosova 3 premton të sjellë drama, emocione dhe surpriza. Edicioni i tretë do të nisë më 18 tetor, i drejtuar nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa ende nuk janë bërë të ditur emrat e konkurrentëve.