MENU
klinika

Nga ‘puna’ si model tek udhëtimet

Pasionet e djemve të kombëtares

19.10.2024 - 17:00

Djemtë e Kombëtares janë padyshim heronjtë tanë. Prej disa kohësh vëmendja është e gjitha për ta, duke na bërë krenar edhe në Kampionatin Europian. Javët e fundit, futbollistët tanë kanë qenë shumë të ngarkuar, me ndeshjet e fundit kundra Çekisë e më pas Gjeorgjisë, ku dhe zbritën në fushë, duke emocionuar të gjithë.

Por veçmas karrierës së tyre, djemtë, gjejnë edhe kohë për të shijuar me pasionet e tyre. Pas dy ndeshjeve, djemtë kanë qenë më të lirë për të shijuar edhe atë pak kohë të lirë që i mbetet, duke marrë parasysh që një agjendë të ngjeshur kanë edhe me skuadrat ku luajnë.

Më poshtë, ne ju kemi sjellë atë çfarë shohim më së shpeshti në rrjetet e tyre sociale, duke na zbuluar pak nga pasionet e tyre.

TAULANT SEFERI

Seferi u shndërrua shumë shpejt në të preferuarin e tifozeve femrave. Djaloshi nga Maqedonia e Veriut me sytë blu, duket se u shndërrua në një idhull për femrat, pasi ai zbuloi se ishte beqar. Pas më shumë se 4 vitesh ai i dha fund historisë së tij të dashurisë duke u rikthyer me statusin e beqarit. Por teksa prisni që të shihni në rrjetet e tij sociale gjurmët e një historie të re, kot humbni kohë.

taulant seferi

Ylli i Kombëtares, e ka një pasion dhe duket se është pikërisht loja e shahut. Shpesh herë në rrjetet sociale, ai publikon foto e video, ku shfaqet duke luajtur ku dhe zakonisht i fiton këto lojëra që bën me miqtë. Pjesën tjetër të kohës Seferi e kalon me familjen, ku nuk mungojnë postimet me nipërit e mbesat e tij.

JASIR ASANI

Si një nga yjet më premtues të Kombëtares sonë, Jasir Asani e di që ka një vëmendje të shtuar nga mediat dhe jo vetëm. Ndaj edhe kohët e fundit ai ka vendosur që të jetë më aktiv në Instagramin e tij. Por kur postimet nuk janë për karrierën si futbollist, të gjithë vëmendjen e merr partnerja e tij, Giota. Çifti preferon që bashkë të udhëtojnë shumë dhe natyrisht që gjithnjë fluturimet e tyre janë në ‘business class’.

Duke mos u kursyer aspak për shpenzimet, Jasiri dhe Giota shijojnë këtë lidhje të re mes shumë udhëtimeve. Vetëm pak muaj më parë, vetë futbollisti zbuloi se ishte më se i dashuruar. Futbollisti tregoi se është në një lidhje dashurie, teksa tha se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është nga Tirana, por nuk është një personazh i njohur shqiptar. “Ka një dhe është tiranase”– tha ai. Nga ana tjetër futbollisti tregoi se e dashura e tij nuk është një personazh i njohur i botës së showbizit, por një njeri i thjeshtë, ndërsa tha që mamaja e tij e ka porositur atë që kujdeset shumë për të.

Të gjitha gocat, që mund t’ia kenë vënë syrin Rey Manajt në “Euro2024” kemi një lajm jo të bukur. Futbollisti i Kombëtares është jashtë tregut. Atij romantik flasim. Një bukuroshe ia ka rrëmbyer tashmë zemrën dhe sulmuesi ka zyrtarizuar lidhjen në Instagram. Pak muaj më parë ai ka publikuar një foto me të dashurën e zemrës, ku ajo shihet e ulur në prehrin e tij.

Që prej asaj shkrepjeje, futbollisti nuk ka publikuar një tjetër pozë me partneren e re, duke zgjedhur që të na i lërë sa më sekret identitetin e saj. Por teksa i hedhim një sy Instagramit të tij, vëmë re pasionin e Manajt për veshjet firmato. Gjithnjë plot stil, Rei preferon që veshjet e tij të jenë të markave më prestigjoze. “Luis Vuitton”, “Dior”, “Dolce & Gabbana” janë vetëm disa nga të përzgjedhurat e tij për të përditshmen. Një pasion ky i kushtueshëm, por që Rei Manaj nuk ia kursen vetes.

THOMAS STRAKOSHA

Hero i portës sonë ka pasur një vit të ngarkuar. Pasi shkoi në Europian për herë të parë me Shqipëri, Thomas Strakosha shijoi një verë të gjatë e të nxehtë në Mikonos. Vetëm se këtë vit, pushimet ishin prej djali single. Kjo është vera e parë që portieri dhe Esther Adjoa Asiédu kalojnë veç e veç, pas disa vitesh që ishin në një lidhje formale. Çifti u nda pa shumë bujë, duke fshirë të gjitha fotot që kishin së bashku në Instagram, madje edhe duke e larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Strakosha ka shijuar këtë udhëtim me vëllanë e tij dhe disa shokë të tjerë. Nga ana tjetër, modelja Esther ka treguar në Instagramin e saj se ndodhet në Como të Italisë me mikeshat e saj. Por tashmë si djalë single, Thomas duket se po e shfrytëzon imazhin e tij edhe si imazh për marketing. Në rrjetin e tij sociale, portieri ka publikuar fotosesionin, ku reklamon një biznes, këtë herë si model. Një eksperiencë e re kjo duhet thënë për portierin simpatik.