Ish-gjyqtari i X Factor, LA Reid, ka bërë një rrëfim tronditës mbi vendimin e tij për ta dërguar Usher te P. Diddy, duke e quajtur këtë një akt “të papërgjegjshëm”. Reid, i cili nënshkroi Usher në labelin e tij LaFace Records në vitin 1993 kur ylli ishte vetëm 14 vjeç, kujton se pas publikimit të këngës së tij debutuese “Call Me a Mack”, ai nuk mundi të gjejë një këngë tjetër “mjaft bindëse” për të vazhduar karrierën e tij.
Duke kërkuar ndihmë, ai iu drejtua Diddy, për të siguruar që Usher të kishte një imazh më “të egër”. Usher ka pranuar se gjatë kohës që jetonte me Diddy, ai ishte ekspozuar ndaj situatave “të egra” që nuk i kuptonte plotësisht dhe shprehu shqetësimin se nuk do të lejonte që fëmijët e tij të kalonin nëpër të njëjtat përvoja.
Ndërkohë, Diddy është aktualisht përballur me akuza të rënda për trafikim seksual dhe shantazh, me mbi 120 viktima të raportuara, duke bërë që marrëdhëniet e tij me Usherin të rishikohen në këtë kontekst./Tar