MENU
klinika

Vlera të larta të trashëgimisë kulturore

Rabdishti, fshati karakteristik i Peshkopisë

29.10.2024 - 15:47

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ndau një album fotografik nga fshati Rabdisht i Peshkopisë, ku bie në sy arkitektura e veçantë e shtëpive të vjetra.

Specialistët e IKTK-së po i vijojnë ekspeditat në terren, të cilat kanë në fokus gjurmimin e trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e vendit. Javën e shkuar specialistët e IKTK vizituan qyteti i Peshkopisë dhe veçanërisht fshatin Rabdisht, me vlera të larta të trashëgimisë kulturore në shumë drejtime, si psh: zhvillimin urban të ansamblit; ndërtimet e arkitekturës vernakulare; teknikat tradicionale ndërtimore, që ruhen e do të jenë objekt i studimeve të mëtejshme të IKTK për verifikimin e interesit kulturor.

Rabdishti është një nga zonat më të bukura për nga natyra dhe resurset e saj. Ka një arkitekturë unike me shtëpitë e mbuluara me rrasa guri dhe kalldrëmet e ruajtura mirë. Rabdishti është i fshehur mes maleve, në anën veriore shtrihet një shkëmb i madh gipsi, në lindje është bjeshka dhe kufiri me Maqedoninë e Veriut, në jug kufizohet me majën e Velivarit ndërsa në perëndim vetëm 4 km larg shtrihet qyteti i Peshkopisë./atsh

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB