MENU
klinika

Nis së shpejti edicioni i ri!

Sa banorë do të hyjnë natën e parë të “Big Brother Vip”

14.10.2024 - 16:01

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë me dije se në edicionin e tretë të këtij formati, fillimisht do të hyjnë 17 banorë. Në emisionin “Sol” ai tha se do të ketë risi që natën e parë.

“Do të ketë spektakël, nata e parë është festë ku do të prezantohen banorët, dhe nuk do të jenë hiç më pak se vitin e kaluar që kemi qenë. Zakonisht Big Brother nis me 12 ose 14 banorë, ndërsa tani jemi pesë më shumë se ky numër që i them. Qysh natën e parë do të ketë përdredhje. Prisni të papriturën, prisni emocion, kaos, ashtu siç iu ofron Big Brother,” u shpreh moderatori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrjeti po “zien”, zbulohen detajet

Arbana Osmani do prezantojë “Big Brother VIP Kosova”?