MENU
klinika

Sa do të zgjasin punimet?

Sa do të kushtojë zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës

14.10.2024 - 19:00

Kanë filluar punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Ky projekt ambicioz pritet të kushtojë 34 milionë euro dhe synon të zhbllokojë një nga arteriet kryesore të transportit në vend, duke ofruar më shumë komoditet dhe siguri për udhëtarët, raporton A2 CNN.

Punimet do të shtrihen përgjatë një segmenti gjashtë kilometra, nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit. Zgjerimi do të përfshijë shtimin e tre korsive hyrëse dhe tre korsive dalëse, duke reduktuar presionin e trafikut që shpesh shfaqet në këtë rrugë, veçanërisht gjatë muajve të verës kur lëvizja arrin në nivele të larta prej 90 000 deri në 130 000 automjete në ditë.

Projekti pritet të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme. Gjatë kësaj periudhe, nuk është parashikuar bllokimi i autostradës, por do të ketë kufizime të shpejtësisë së lëvizjes, me qëllim ruajtjen e sigurisë së ndërtimit dhe të udhëtarëve. Aktualisht, shpejtësia e lejuar në këtë segment është deri në 90 kilometra për orë, një kufizim që do të rritet në 130 kilometra për orë pas përfundimit të zgjerimit.

Pjesë e këtij projekti është zhvendosja e bimëve ekzistuese nga sfondi i autostradës drejt parkut të liqenit artificial, duke siguruar kështu jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës por dhe ruajtjen e gjelbërimit urban.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN