MENU
klinika

Nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Serbia

Sa paguhen pensionistët në rajon?

09.10.2024 - 17:29

Mali i Zi është shteti që i trajton të moshuarit me pagesat më të larta në Ballkanit Perëndimor.

Në fund të vitit 2023, pensioni mesatar atje, ishe 425 euro. Në vendin tonë, mesatarja është 190 euro, dukshëm më e ulët se shteti ynë fqinj. Ndërkohë, në vendet e tjera pensionet arrijnë nga 120 në Kosovë, deri në 390 euro në Serbi.

Skema e pensioneve është e ngjashme në vendet e rajonit dhe bazohet tek vitet e punës së individëve, por nuk është e njëjtë, çka sjell edhe hendekun në pagesa. Kështu, në Kosove, sistemi është me 4 kategori, ndërsa në Bosnje Hercegovinë sistemi është i ndarë mes komuniteteve.

Kosova i rriti pensionet këtë javë me 20%, duke garantuar pagesën 120 euro për çdo individ që mbush 65 vjeç dhe më tej përshkallëzimin e shumës mujore deri në 318 euro, sipas viteve të punës. Në shtetin tonë fqinj, përfitues janë 304 mijë persona.

Vendim për rritje pensionesh këtë vit ka marrë edhe Serbia me 14% për 1.65 milionë përfitues, ndërsa Shqipëria po harton një reformë, me të cilën premton rritje dinjitoze për vitet në vazhdim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN