MENU
klinika

Arrestohet autori i dehur

Sarandë, 65-vjeçari vritet në oborrin e banesës me shishe qelqi!

06.10.2024 - 21:35

Një 65 vjeçar humbi jetën pasi u godit me shishe qelqi. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, Admir Ferik Beqiri rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin Gezim Bizioni, rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes’ informoi sot policia e qytetit.

Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë