MENU
klinika

“NZ Herald”

Shqipëria, vendi evropian që nuk e keni përjetuar kurrë

03.10.2024 - 11:00

Dëshironi të udhëtoni në një destinacion jashtë hartës së zakonshme turistike dhe aventureske për një përvojë të re jashtë vendit? Vizitoni Evropën.

“Contiki Tours”, kompania kryesore e udhëtimeve zbulon 10 udhëtimet e reja në Evropë në 2025 – mes të cilave është përfshirë edhe Shqipëria, sipas një artikulli të botuar në revistën “The New Zealand Herald”.

Turi i parë i kushtohet vendit të vogël ballkanik, Shqipërisë; pasuar nga një udhëtim në qytetet antike të Athinës, Romës dhe Kajros; dhe pikat e nxehta në Francë, Angli dhe Zvicër.

Louise Levesque, menaxhere e përgjithshme për kompaninë mëmë të “Contiki Tours”, “The Travel Corporation”, tha se Shqipëria është një perlë e fshehur, e renditur ndër tre destinacionet kryesore në trend nga organizata globale “Mastercard”.

Grupi i turistëve “Gen Z” – brezi i parë që u rrit me mediet sociale dhe influencuesit – vizituan burimet e ujërave bruz të Rivierës Shqiptare dhe plazhet me rërë të bardhë, zonat malore, qytetet dhe fshatrat historike dhe kulturën unike.

Udhëtimi tetëditor në Shqipëri përfshin eksplorimin e plazheve dhe Alpeve mahnitëse.

Gjithashtu, turistët patën mundësinë të provonin dhe shijonin kuzhinën e freskët vendase në një nga fermat e agroturizmit – ku ka qëndruar Dua Lipa.

Vendi i vogël evropian është shfaqur si nje destinacion i ri turistik, duke lënë në hije Greqinë dhe Kroacinë – pasi turistët janë në kërkim të përvojave kulturore dhe vendeve bregdetare me plazhe të mahnitshme që nuk janë prekur ende nga turizmi masiv.

Shqipëria u ofron vizitorëve pushime vërtet unike dhe miqësore me buxhetin.

Iso-polifonia është gjithashtu një element unik i kulturës në Shqipëri – pjesë tradicionale e muzikës popullore shqiptare dhe një trashëgimi kulturore jomateriale e UNESCO-s.

Përveç aktiviteteve kryesore turistike, “Contiki Tours” dhe vizitorët janë të interesuar të marrin më shumë njohuri nga njerëzit dhe komunitetet që mbajnë gjallë këto tradita dhe aftësi.

“Përvoja e parë jashtë vendit mund të ndryshojë jetën. Është diçka që çdo të riu i nevojitet”, tha Levesque.

“Udhëtimi është diçka që mund të përmirësojë vërtet perspektivën tuaj për jetën. Është diçka që ne mendojmë se të gjithë duhet të kenë mundësinë ta përjetojnë”, shtoi ajo.

“Ne vërtet e shohim nevojën, veçanërisht për të rinjtë, që të jenë në gjendje të dalin dhe të eksplorojnë botën – dhe ta bëjnë këtë me një kosto më të ulët”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!