MENU
klinika

31-vjeçari kishte konsumuar drogë e alkool

Vdekja tragjike e ylli të “One Direction”, rezultati i autopsisë!

18.10.2024 - 03:00

Liam Payne ka ndërruar jetë për shkak nga dëmtimeve të shumta në trup, si edhe gjakderdhjes së brendshme dhe jashtme të shkaktuara nga rënia nga një ballkoni i katit të tretë të hotelit në Buenos Aires, ka thënë zyra e prokurorit argjentinas.

Autopsia zbuloi se dëmtimet në kokë që pësoi ylli i popit ishin të mjaftueshme për t’i shkaktuar vdekjen.

Një hetim, përfshirë marrjen në pyetje të pesë dëshmitarëve në përpjekje për të rindërtuar orët e fundit të jetës së muzikantit 31-vjeçar, tregoi se Liam ishte vetëm në momentin kur u rrëzua nga ballkoni.

Nga dhoma e hotelit të Payne u sekuestruan substanca që tregonin se kishte konsumuar alkool dhe drogë.

Ish-ylli i One Direction vdiq të mërkurën në orën lokale 17:00. Klientët në hotelin Casa Sur thanë për Guardian se dëgjuan përplasje dhe bërtitje për orë të tëra para se Payne të humbte jetën.

“Mendova se po bënin ndërtime, kishte kaq shumë përplasje, dyert përplaseshin, pjesën më të madhe të ditës. Ishte shumë zhurmë, e çuditshme”, tha Doug Jones. “Më vonë dëgjova sirenat, duke menduar se diku kishte rënë zjarr. Dhe më pas dëgjova një britmë shumë të fortë.”

Një recepsionist hoteli njoftoi policinë për një “burrë agresiv që mund të ishte nën efektet e drogës dhe alkoolit”, sipas Reuters.

Menaxheri i hotelit deklaroi se dëgjoi një zhurmë të madhe në pjesën e pasme të hotelit dhe kur policia mbërriti zbuloi se një burrë kishte rënë në ballkonin e dhomës së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN