MENU
klinika

Çdo gjë me volum të ulët!

Vendi ku ndalohet me ligj që të bësh zhurmë të dielën

29.10.2024 - 19:00

Një vend i Evropës Qendrore ka ligje që synojnë të rregullojnë ndotjen akustike – të cilat kërkojnë të jenë veçanërisht të vëmendshme ndaj zhurmës së bërë të dielave.

Ruhezeit, ose “orët e qetësisë”, janë koha kur anëtarët e publikut duhet ta “qepin gojën” dhe t’u japin të gjithëve pak qetësi.

Orët e qeta në Gjermani gjatë javës dhe të shtunave janë zakonisht midis orës 22:00 dhe 6:00 të mëngjesit, por për të dielat dhe për festat publike është e detyrueshme për të gjithë ditën.

Pra, çfarë saktësisht do të thotë për këdo që planifikon të ndezë muzikën?
Banorët këshillohen që, gjatë orëve të qeta, të mbajnë bisedat në kopshtet e tyre ose në ballkone me “një volum të ulët”, po ashtu me çdo muzikë.

Ka disa përjashtime. Kushdo që dëshiron të organizojë një festë gjatë periudhave të orëve të qeta, këshillohet të vendosë një shënim tek fqinjët e tyre disa ditë përpara, ose më mirë akoma t’i ftojë ata.

Përshtatje e stilit me komoditetin

Trendet e modës për dimrin 2024

Nuk ha kurrë sushi dhe e nis ditën me një smoothie

“Sekretet” e dietës së Melania Trump

“U ndamë 3 vite më parë, s’prisja të zgjaste gjithë jetën”

Lidhja me futbollistin 19 vite më të ri, rrëfehet deputetja shqiptare