10.10.2024 - 14:20
Futbollisti i Kombëtares greke, George Baldock, i cili u gjet pa shenja jete në pishinë, dyshohet se është mbytur. George Baldock2Nga autopsia e kryer në trupin e 31-vjeçarit, sipas Protothema.gr, zbuloi se vdekja e të riut ishte shkaktuar nga “mbytja në ujë”.
Autopsia u krye në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Athinës, ndërsa mostrat u morën edhe për analizat toksikologjike. Gjithashtu rezulton se në trupi i tij nuk kishte shenja, plagë apo mavijosje që të tregonin se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.