MENU
klinika

Përgjigjet Sali Berisha

A do t’i hiqet ish-kryeministrit “non grata” nga Donald Trump?

08.11.2024 - 14:06

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse mendon se fitorja e Donald Trump në SHBA do të ndikonte në heqjen e non gratës. Kreu i PD, teksa bëri një analizë të gjatë tha se çështja nuk është personale e tij, por fitorja e Trump ka një ndikim universal në mbarë botën.

“Problemi nuk është te Berisha, por është universal. Nga ana tjetër nuk ka dyshim që kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë i udhëhequr nga Soros do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështetën me sic janë mbështetur”, tha Berisha.

Pyetje: A pret zoti Berisha tashmë nën qeverisjen e Trump t’i hiqet non grata?

Berisha: Nuk kam akuzuar unë, unë në krye të radhës i kam shkruar letër sekretarit Blinken, se ky vendim bazohet në lobimin korruoptiv të Edi Ramës dhe Sorosit. Në atë kohë nuk dija asgjë për afrimin familjare të Blinken me Sorosin. Por koha provoi se jo vetëm Edi Rama dhe George Soros, por në këtë lobim korruptiv një rol shumë aktiv ka luajtur McGonigal. Kjo është e vërtetuar.

Nuk ka dyshim se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, më i jashtëzakonshmi në historinë e rikthimeve shënon një arritje të madhe për kombin amerikan, i cili përjetoi këto vite agresionin Sorosian dhe të ekstremit të majtë, të shprehur me politizimin e turpshëm të skajshëm të drejtësisë, të financuar nga Soros. Me persekutimin ekstrem të kundërshtarëve politik, të shprehur me agresionin ndoshta ndër më të mëdhenjtë në histori, kundër identitetit të njeriut dhe dinjitetit të tij.

Shpëtimare për SHBA por edhe për botën e lirë, ishte fitorja e Donald Trump dhe goditja që ai i dha, monstres së njerëzimit Geroge Soros dhe doktrinës së tij. Shënon një rikthim të vlerave në SHBA. Uroj që Partia Demokrate, të shpëtojë nga kthetrat e një njeriu që ka kryer krime kundër njerëzimit, Soros.

Ndihemi shumë më të motivuar që qëndruam kundër këtij Covidi të moralit njerëzor.

Problemi nuk është te Berisha, por është universal. Nga ana tjetër nuk ka dyshim që kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë i udhëhequr nga Soros do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështetën me sic janë mbështetur.

SHBA shpëtuan veten në radhë të parë, po shpëtoi ai ka rëndësi edhe për vlerat universale në botë. PD, parti aleate e PR qëndroi publikisht dhe e hapur në anën e saj kundër të gjithë paragjykimeve që bënte makineria mashtruese ndaj kandidatit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!