MENU
klinika

“Nuk jam këtu për pëlqime”

Acarohet Drenusha Latifi, i kthehet Rezart Veleshnjës

07.11.2024 - 15:05

Drenusha Latifi dhe Rezart Veleshnja, janë dy nga banorët të cilët krijuan afrimitet miqësor që në fillim me njëri-tjetrin. Mirëpo tani po duket se gjërat kanë ndryshuar pasi raportet mes tyre janë acaruar.

Drenusha ka deklaruar se aktori nuk lejon askënd të ulët pranë saj duke u shprehur se “i ka zënë frymën”.

“Mua ma zënë frymën meshkujt si puna jote, të gjithë ma zini frymën. Shumë e thjeshtë, kaq. Të më zëri frymën mua nuk mundet askush, jam e lirë, e lirë. Duke i thënë njeriut, veç mos më prek e po ma zë frymën, unë s’paskam parë kështu. O burrë po ma zë frymën edhe kaq. E ke treguar veten sot saktë kush je. Veç fjalën që e ke thënë para Sarës është turpi më i madh që ekziston. Nuk është hera e parë, disa herë ta kam thënë. Po ma zini frymën ju, unë s’i përqafoj as femrat kështu. I ka thënë Besforti sot diçka në mëngjes, edhe tërë kohën po merret me atë punë, pse i the. Edhe unë kam qenë tërë kohën duke folur me të, duke ndenjur dhe duke qeshur. Veç pse i thashë je duke ma zënë frymën se po më afrohesh shumë afër. S’e lë askënd të ulet afër meje. Lëri njerëzit të ulen, se unë s’jam pronë e askujt,” tha Drenusha e acaruar.

Këngëtarja i bëri të qartë Rezartit se në BBV nuk është future për të krijuar lidhje por për të përjetuar një eksperincë ndryshe në jetën e saj.

“Shiko Rezi, unë këtu s’kam ardhur të bëj lidhje, as pëlqime. As nuk më intereson ajo pjesë. Kam ardhur të krijoj shoqëri e të përjetoj eksperiencën më të mirë të jetës sime,” u shpreh Drenusha.