U desh një buqetë e madhe me trëndafila rozë që rrjeti të shpërthente në aludime. Modelja Arbenita Ismajli ka trazuar rrjetin me një postim të fundit në rrjete sociale duke mbajtur në krahë një tufë të madhe me trëndafila rozë shoqëruar me një përshkrim tepër ngacmues.
“Çfarë dreqin është faza e bisedës? Më dhuro ose VDIS”, ka shkruar modelja bukuroshe krahas fotos dhe pikërisht ky mesazh domethënës dhe emigmatik ka mjaftuar për të ngritur aludimet për një raport të ri dashurie.
Arbenita është kujdesur gjatë gjithë kohës që të jetë tepër e rezervuar përsa i përket jetës së saj romantike që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Fero. Ndarja e tyre bëri bujë të madhe në rrjet atë kohë pasi ky i fundit ushtroi dhunë fizike mbi modelen. Ata u përballën dhe në gjyaktë për kujdestarinë e vajzës së tyre, ndërsa tani e vogla qëndron me të atin.