MENU
klinika

Nga Greqia në Australi

Destinacionet ideale për të kaluar trishtimin e një ndarjeje

21.11.2024 - 19:00

Të kapërcesh fundin e një marrëdhënie që nuk funksionoi është e vështirë, por të gjesh destinacionet ideale se ku mund të shkosh, na besoni do të jetë vërtetë një ilaç për t’u shëruar nga ajo “sëmundje”.

Një studim i Miss Tourist, një faqe interneti udhëtimesh, u fokusua pikërisht në këtë skenar: gjetjen e destinacioneve ideale për ata që duhet të shërohen nga sëmundja e dashurisë në mënyrë që të marrin përsëri kontrollin e jetës së tyre. Destinacionet u studiuan në bazë të lehtësive të ndryshme: mirëqenie, mundësi blerjesh, restorante, akses në natyrë, turne kulturore, jetë nate, miqësi, siguri dhe komoditet. Udhëtimi pas ndarjes mund të jetë një nga mënyrat më terapeutike për të gjetur rehati dhe për të rifituar ndjenjën e vetvetes. Këto zbulime nxjerrin në pah mundësitë e mëdha që ofron bota për shërim dhe fillime të reja.

Në krye të top-listës së këtyre destinacioneve qëndron Greqia, më pas vjen Portugalia, Singapori, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkur, Zvicra, Japonia, Australia.