Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, gjatë qëndrimit të saj në Indonezi është përballur me disa telashe dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë artistja.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjete sociale, Dua ka deklaruar se do të anulonte koncertin në të cilin do të performonte më vonë për shkak se mund të përballej me rreziqe në skenë.
“Jam këtu në vendin tuaj të mrekullueshëm dhe gati për të performuar,” shkroi ajo, “por jam e mërzitur të ndaj se është përcaktuar se nuk është e sigurt që performanca të vazhdojë për shkak të problemeve të sigurisë me vënien në skenë” Më dhemb vërtet që nuk mund të performojmë për të gjithë ju, veçanërisht pas një kohe kaq të gjatë që nga performanca ime e fundit në Xhakarta. Ju dua të gjithëve dhe mezi pres që të kthehemi së bashku, duke kënduar dhe kërcyer sa më shpejt të jetë e mundur.”