MENU
klinika

Panik për familjen mbretërore!

Kështjella në Windsor bie pre e grabitësve

18.11.2024 - 17:00

Dy persona kanë arritur të kalojnë portën e sigurisë në territorin e Kështjellës Windsor në Britaninë e Madhe për të vjedhur, ndërsa Princi dhe Princesha e Uellsit, Kate dhe Willaim, bashkë me fëmijët e tyre po flinin në shtëpinë e tyre.

Sipas “Independent”, dy burra u ngjitën në një gardh natën dhe përdorën një kamion të vjedhur për të thyer portën e oborrit mbretëror dhe për të vjedhur automjetet e fermës.

Burrat dyshohet se u arratisën me një kamion ferme dhe një biçikletë me katër rrota që ishin ruajtur në një hambar. Vjedhja mësohet se ka ndodhur më 13 tetor, por lajmi është bërë sot publik.

Porta e shkatërruar është disa minuta larg nga vila dhe familja mbretërore shihet rregullisht duke e përdorur atë, pasi është dalja më e afërt në shtëpinë e tyre.

Mbreti nuk ishte në rezidencën e tij, por William dhe Kate besohet të jenë në Adelaide Cottage me George, Charlotte, dhe Louis.

Në një deklaratë për gazetën, policia tha: “Rreth orës 23:45. të dielën, më 13 tetor, morëm një raport për një vjedhje në një pronë në tokën Crown Estate pranë A308 në Windsor. Sulmuesit hynë në një ndërtesë rurale dhe u larguan me një kamionçinë të zezë Isuzu dhe një biçikletë me kuadrate të kuqe. Më pas ata u nisën për në zonën e Vjetër Windsor/Datchet. Asnjë arrestim nuk është bërë në këtë fazë dhe hetimet janë në vazhdim”.