12.11.2024 - 15:00
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë së Shkodrës për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Buhatit. Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje. Ndërkohë, ende mbetet mister personi që shfaqet në videon nga vendngjarja.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Hamza Lici u qëllua 13 herë, Arlind Bushati u vra…”
Misteri rreth masakrës me 3 të vrarë në Shkodër! Gazetari zbulon detaje
Dyshohet se u krye nga një grup kriminal
“Masakra e Dobraçit” i kalon për hetim SPAK-ut
Dalin pamjet nga vendngjarja (Video)