MENU
klinika

Donald Trump apo Kamala Harris?

Meri Shehu parashikon kush do të fitojë zgjedhjet në SHBA

05.11.2024 - 18:00

Amerika zgjedh sot presidentin e ri të vendit! Dy kandidatët, zv.presidentja, Kamala Harris dhe ish-Presidenti, Donald Trump janë në një garë të ngushtë.

Ndërkohë astrologia Meri Shehu ka parashikuar se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale.

“Favoriti për fitore sipas yjeve është DONALD TRUMP!”, shprehet ajo, teksa thekson se ish-Presidenti është në shenjën e Binjakëve.

Por theksoi se “Nëse zgjidhet si president, nuk mund të përjashtohet që mandati i tij të përfundojë para kohe”.

Postimi i plotë:

Sot zhvillohet gara e madhe për presidencën e SHBA. Pas dorëheqjes së Joe Biden, Kamala Harris si kandidate e demokratëve do të përballet me Donald Trump në një ndeshje që do të vendosë shumë, jo vetëm për të ardhmen e SHBA por për të gjithë planetin!

Le të shohim të dhënat astrologjike për garë të ardhshme. Natyrisht, këto janë të shumta dhe kontradiktore, ndaj do t’i referohem atyre themelore.

Në fillim zonjat: Kamala Harris në shenjën e Peshores, e lindur në një Hënë të Plotë dhe me Ashendentin tek Binjakët, Eklipsi i mëparshëm dhe i ardhshëm hënor janë pikërisht në Ashendentin e saj, me Jupiterin afër, por në retrograd. Kjo është një dëshmi e fortë e suksesit, një pjesë e së cilës ajo tashmë e ka përjetuar duke marrë mbështetjen e demokratëve. Edhe Hëna e Re në Akrep kishte një efekt të fortë tek ajo disa ditë para ndeshjes. Kalimi i Marsit nga gradët e fundit të Gaforres në pesëmbëdhjetë ditët e fundit para zgjedhjeve, e bëri atë veçanërisht luftarake, por mund t’i ketë krijuar tensione.

Donald Trump në shenjën e Binjakëve, me Ashendente Luan , i lindur gjithashtu në një Hënë të Plotë e cila është gjithashtu një eklips hënor, ka një hartë astrologjike veçanërisht dinamike, me praninë e dukshme të Uranit në këtë Hënë të Plotë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Urani tranzit nga Demi e aktivizon fuqishëm hartën e tij personale astrologjike tani. Ky është planeti i ndryshimit dhe gjithmonë favorizon nëntokën! Jupiteri është gjithashtu mbi Diellin e tij! Mbi zgjedhje, në fakt, përsëritet “fshehurazi” pasi Jupiteri Astral është në lidhje me Uranin Tropikal!

Siç thashë në fillim, gjërat janë të kufizuara dhe parashikimi është veçanërisht i vështirë. Të gjithë kandidatët duket se kanë tregues të fortë suksesi. Por Trump duket se ka fjalën e parë dhe një momentum të veçantë, edhe nëse diferenca është e vogël.

Megjithatë, kjo nuk është aq e mirë për të mesa duket sepse harta e tij ka gjithashtu shumë pika veçanërisht të errëta!

Kam një paralajmërim në kohë për tentativat për vrasje që kalojë, gjërat bëhen më të vështira për të me Eklipsin Hënor të marsit 2025 dhe Hënën e Plotë të Qershorit. Eshtë shumë e mundshme dhe me një shkallë rreziku shumë më i madh se ato të mëparshmet. Mund të jetë një lloj sulmi tjetër psh për skandale ose një sëmundje serioze. Nëse zgjidhet si president, nuk mund të përjashtohet që mandati i tij të përfundojë para kohe.

Megjithatë, më e rëndësishmja nga të gjitha është se cilido nga të dy zgjidhet, gjaku mund të derdhet në SHBA nga e nesërmja e zgjedhjeve deri në disa muaj më vonë! Kjo do të thotë incidente më të rënda se ato të zgjedhjeve të mëparshme dhe po të kemi parasysh “kulturën e armëve” të amerikanëve, ato mund të bëhen të pakontrollueshme. Mund të luhet edhe një skenar tjetër si ndarja e një shteti nga federata. Harta e SHBA ka shumë probleme që përshkallëzohen në vitin 2025 dhe më tej.

Këto zgjedhje janë ndoshta më kritiket në historinë moderne të SHBA!

Favoriti për fitore sipas yjeve është DONALD TRUMP!

Përshtatje e stilit me komoditetin

Trendet e modës për dimrin 2024

Nuk ha kurrë sushi dhe e nis ditën me një smoothie

“Sekretet” e dietës së Melania Trump

“U ndamë 3 vite më parë, s’prisja të zgjaste gjithë jetën”

Lidhja me futbollistin 19 vite më të ri, rrëfehet deputetja shqiptare