MENU
klinika

Rebeshe shiu, dëborë dhe temperatura të ulëta

Paralajmërimi: Ç’pritet të ndodhë me motin këtë javë

13.11.2024 - 11:40

Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, nga studio e A2 CNN.

Porja tha se ditën e sotme priten reshje shiu në zonat jugore të vendit, ndërsa moti në pjesën qëndrore dhe veriore do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas meteorologes, reshjet e shiut në Shqipërinë qëndrore dhe veriore pritet të nisin vetëm gjatë mbrëmjes së ditës së sotme.

Ajo shtoi se veriu dhe verilindja e vendit, për tre ditë me radhë, do të përfshihen nga reshje dëbore, duke bërë që temperaturat të arrijnë deri në -2 gradë celcius.

“Sot ka reshje në zonat jugore të vendit. Veriu dhe zona qëndrore paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të ditës. Shfaqjen e reshjeve në zonat qëndrore dhe në veri, e presim sot vonë pasdite. Presim 3 ditë reshje shiu dhe dëbore.

Nesër gjatë natës dhe të premten do të ketë reshje dëbore në veri dhe verilindje. Rebeshet do të jenë afatshkurtra në skajin jugor të territorit shqiptar. Pjesa e parë e ditës së sotme vijon me vranësira kalimtare. Veriu dhe një pjesë e verilindjes janë në vlera -1, -2 gradë celcius”, tha Porja.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!