MENU
klinika

Çfarë përmbanin mesazhet që u dërgoi në WhatsApp të miturave

Pezullohet nga shkolla mësuesi që ngacmoi s*ksualisht dy nxënëset!

13.11.2024 - 14:15

Drejtoria e Shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë ka pezulluar nga detyra mësuesin Bledar Duro.

Vendimi erdhi pasi denoncimit në polici ndaj mësuesit nga dy nxënëse për ngacmim seksual.

Ndërsa mësohet se nga Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut.

Ndërkohë burimet nga grupi hetimor kanë bërë me dije se SMS-të që u janë dërguar vajzave kishin përmbajtje të rënda, të cilësuara si skandaloze.

Raportohet se ngacmimi i 14-vjeçareve ka ndodhur në harkun kohor të një muaji. Kanë qenë të miturat, të cilat së bashku me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar ngjarjen. Si provë, dy nxënëset kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet që u ka dërguar mësuesi në aplikacionin WhatsApp.

Sipas informacioneve nga burime policore, 45-vjeçari Bledar Duro u ka dërguar SMS-të nxënëseve kur ato nuk ishin në shkollë.

Mesazhet e shpeshta kohëve të fundit detyruan të miturat që t’i drejtoheshin policisë së Korçës.

Bledar Duro u arrestua nga policia ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rastin.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njoftoi policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!