MENU
klinika

Çmontohet grupi kriminal

Si pjestarët trafikonin lëndë narkotike drejt Greqisë

14.11.2024 - 12:37

Katër pjestarë të një grupi krimial kanë rënë në pranga nga policia e Gjirokastrës dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pjestarët e grupit bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa drejt Greqisë dhe ndihmonin emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë, kundrejt pagesës.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara etj.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi të iniciuar në vitin 2023, në Prokurorinë e Gjirokastrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Crossborder line”. Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masat e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për shtetasit:

-P. L., 49 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim (në rolin e organizatorit);

-Y. Ç., 55 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim;

-V. Z., 52 vjeç, banues në Libohovë, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të kryera në bashkëpunim;

-A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim (në rolin e organizatorit). Ky shtetas ndodhet aktualisht në paraburgim, për të njëjtën vepër penale të kryer më parë.

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasit V. Ç., 58 vjeç dhe S. Ç., 51 vjeç (vëllezër), të dy banues në Libohovë, të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të këtij operacioni, u shpallën në kërkim shtetasit:

-E. N., 40 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të kryera në bashkëpunim (aktualisht i arrestuar në Greqi);

-A. N., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, K. M., 32 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, A. Sh., 23 vjeç, banues në Kukës dhe L. H., 32 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, të cilëve Gjykata iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas akuzohen se të organizuar si grup kanë trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa drejt Greqisë, si dhe kanë ndihmuar disa grupe emigrantësh për të kaluar ilegalisht kufirin Greqi-Shqipëri, kundrejt pagesës.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive është dokumentuar roli i shtetasit P. L., si organizator i veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, dhe roli i shtetasit A. S., si organizator i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme vlerash monetare, municion luftarak, celularë, automjete, dokumente të falsifikuara etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë


Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë