MENU
klinika

"Unë kujdesem për gjithçka"

Ajsela zbulon të vërtetën për bashkëprindërimin me Erosin

15.12.2024 - 18:00

Ajsela Abazi, modelja dhe influencerja e njohur shqiptare, ka ndarë një moment në Instagram, ku ka folur hapur për situatën e saj si nënë dhe për bashkëprindërimin me ish-partnerin e saj, futbollistin Eros Grezda. Në një pyetje nga ndjekësit e saj që e pyetën: “Si po shkon bashkëprindërimi deri tani? Po të pyes sepse jam në të njëjtën situatë”, Ajsela u përgjigj me fjalët:

“Nuk ka aspak bashkëprindërim. Unë jam ajo që kujdesem për gjithçka.”







Kjo deklaratë hedh dritë mbi faktin se Eros Grezda, babai i djalit të saj, duket se nuk merr pjesë aktive në jetën e përditshme të fëmijës së tyre.

Ajsela dhe Eros Grezda kanë qenë në një lidhje të komentuar shpesh në media, por kjo deklaratë e saj është një sinjal i qartë për sfidat që ajo përballon si nënë e vetme.