Reshjet e dëborës vazhdojnë pa ndërprerje në disa zona të Shkodrës.
Policia e Shkodrës bën me dije se aktualisht në akset rrugore Tamarë – Selcë – Vermosh, Bogë – Qafë Thorë – Theth, Pukë – Fushë Arëz – Qafë Mali, ka prezencë të dëborës pasi vijojnë pa ndërprerje reshjet e dëborës.
Mësohet se një makinë është bllokuar sot në rrugën Theth-Bogë, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen.
Është dashur ndërhyrja e rrugores në mënyra që makina të vijojë lëvizjen.
Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Njoftimi
Drejtoria e Policisë Shkodër
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje shiu dhe dëbore.
Aktualisht në akst rrugore Tamarë – Selcë – Vermosh; Bogë – Qafë Thorë – Theth; dhe Pukë – Fushë Arëz – Qafë Mali, ka prezencë të dëborës pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.
Borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës.
Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112!