19.12.2024 - 17:52
Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore pranë spitalit “Memorial” në Fier. Burimet policore bëjnë me dije se trupi i është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç.
Kanë qenë banorët e rastit që kanë tokat në atë zonë që kanë pikasur viktimën, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja ka qenë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës , dhe identifikimin e tij , ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.