Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka surprizuar ndjekësit e saj partiotë teksa në një intervistë ka folur në gjuhën shqipe.
Në rubrikën “Çfarë ka në cantën time” të revistës së famshme ‘Vogue’ Dua ka thënë një fjali në shqip e cila ka tingëlluar shumë bukur.
“Hej Vogue, unë jam Dua Lipa, edhe qe ç’ka kena në çantë sot”, tha këngëtarja.
Edhe pse intervista ishte e gjitha në anglisht, mbetet për tu përgëzuar që artistja kosovare gjeti momentin të nxjerr në pah origjinën e saj.
Mirëpo nuk është hera e parë për të të flasi në gjuhën shqipe. Pak ditë më parë ajo uroi Shqipërinë për Pavarësinë e saj.
Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka ndau vargje nga himni kombëtar, të shoqëruara me një imazh të simbolit të shqiponjës.
“Një komb, një flamur,” ka shkruar Lipa, shoqëruar me vargjet: “Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshir` e një qëllim, Të gjith` atij duk` ju betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk friksohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor!”