MENU
klinika

Balla: Kryeministri nuk sqaron shpifjet

Kuvendi nis me debate, Bardhi kërkon Ramën!

12.12.2024 - 11:37

Kuvendi sot ka nisur sërish me debate.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi sërish sot interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me Becchetin, por maxhoranca thotë se Rama e ka të pamundur për shkak të agjendës.

Në mungesë të kreut të qeverisë, ministri Balla u shpreh se kryeministri nuk ka asnjë detyrim që të sqarojë shpifjet, teksa çështja Becchetti, po shqyrtohet ende në gjykata.

“Kryeministri e ka të pamundur të lerë angazhimet për t’iu përgjigjur kësaj kërkese për interpelancë. Ai nuk mund të japë llogari për një shpifje të propaganduar. E them shpifje se bëhet fjalë që shteti shqiptar i ka paguar 130 milionë euro një personi me të cilën po përballet me gjyqe dhe në shtete të tjera të Evropës. Këtu na kërkohet të vijë kryeministri të sqarojë një shpifje.

Ma gjeni në rregullore ku është detyrimi për të sqaruar një shpifje. Të gjithë ministrat janë të gatshëm të vijnë e të japin llogari vetëm kur kërkesa juaj vërtetohet me fakte. Ky Kuvend, me kushtetutën dhe rregulloren që e pasoi, e ka të pasur refuzimin e interpelancave, kur ato nuk janë në formë”, tha Balla.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!