MENU
klinika

Në gjendje jo të mirë shëndetësore,

Xhensila Myrtezaj anulon koncertet: Duhet të vazhdoj terapinë

15.12.2024 - 16:00

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ka shqetësuar së fundmi fansat teksa ka lajmëruar se koncertet e saj janë anuluar për arsye shëndetësore.

Ka qenë vetë ajo që me anë të një video që ka postuar në Instastoryn ka lajmëruar se është detyruar për të mos dalë në skenë pasi po i nënshtrohet një trajtimi mjekësor.

“Nuk më ka ndodhur kurrë që të anuloj një koncert ose një event për shkaqe shëndetësore apo personale, e kam mbajtur veten për gocë të fortë, por ndonjëherë shëndeti nuk pyet se sa dëshirë apo forcë ke ti për të punuar. Mjekja më sugjeroi, në fakt ishte një urdhër që duhet të vazhdoj një terapi venoz dy herë në ditë derisa ta marr veten, është çështje ditësh dhe unë e di që do të vij sërish më e fortë se kurrë për koncertet e tjera të radhës dhe për të qenë pranë jush”, tha Xhensila.