MENU
klinika

Lëshohen 14 urdhër arreste!

Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri

12.12.2024 - 12:26

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët me Prokuroria Speciale e Kosovës ku u godit një grup i trafikut të armëve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Organi hetues informon se janë lëshuar 14 urdhër arreste, ndërsa grupi kriminal u godit pas më shumë se 9 muajsh hetime në bashkëpunim edhe me Europol.

Hetimet nisën në muajin shkurt pas dyshimit se shtetesi me iniciale V.O. në bashkëpunim me persona të tjera kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë si dhe trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht kokainë nga Shqipëria në Kosovë

arme

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti.

Gjatë një operacioni më datë 10 Dhjetor 2024 rreth orës 21:00 dhe në vijim nga Policia e Kosovës janë gjetur dhe sekuestruar nga policia 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera TIK.

Ndërkohë që gjatë këtyre operacioneve u ndaluan/arrestuan 8 persona. Konkretisht shtetasit me iniciale V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., dhe B.A.

Në koordimin me Policinë e Kosovës menjeherë rreth orës 03.00 e në vijim të datës 11 Dhjetor 2024 nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende.

Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” 6 personat me iniciale:

E.M 20-vjeç; E.P. 34-vjeç; A.M. 28 vjeç; G. Ll 22 vjeç; K.M. 26-vjeç; T.Sh., 53-vjeç

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës lëshojnë 14 urdhër arreste, sekuestrohen armë e municion

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me ndihmën e EUROPOL shkatërruan pas mbi nëntë muaj hetime, një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.

Hetimet datojnë në muajin shkurt të këtij viti, ku pas informacioneve të grumbulluara ne rrugë operative nga ana e Seksionit Për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë për dyshimin se shtetesi V.O. në bashkëpunim me persona të tjera, shtetas Shqiptarë dhe Kosovarë, kryejnë aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të amrëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë si dhe trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht kokainë nga Shqipëria në Kosovë, u regjistrua procedimi penal nr.1167 për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ parashikuar nga nenet 278 dhe 278/a/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti.

Duke qenë se ky grup përbëhej nga shtetas nga Kosova dhe Shqipëria, institucionet e dy shteteve nënshkruan në qershor të këtij viti ‘Marrëveshjen për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor’, mbështetur nga EUROPOL dhe nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe midis rajonit dhe BE-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Nëpërmjet këtij ekipi, autoritetet shqiptare dhe kosovare mundën të bashkëpunonin shpejt dhe lehtë, duke shkëmbyer informacione në kohë reale.

Në vijim të hetimeve, më datë 10.12.2024 rreth orës 21:00 dhe në vijim Policia e Kosovës në funksion të procedimit të përbashkët ka zhvilluar operacione policore ku ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera TIK. Ndërkohë që gjatë këtyre operacioneve u ndaluan/arrestuan 8 persona. Konkretisht shtetasit V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., dhe B.A.

Në koordimin me Policinë e Kosovës menjeherë rreth orës 03.00 e në vijim të datës 11.12.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i K.Penal të 6 personave:

E.M 20-vjeç

E.P. 34-vjeç

A.M. 28 vjeç

G. Ll 22 vjeç

K.M. 26-vjeç;

T.Sh., 53-vjeç

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!