MENU
klinika

“Kemi kosto të lartë jetese”

Përfundon takimi i mjekëve me ministren Manastirliu: U vendos për një grup pune që do të…

30.09.2020 - 14:42

Një përfaqësi e mjekëve kanë zhvilluar sot një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me të cilën kanë rënë dakord për të ngritur një grup pune për të adresuar kërkesat e tyre. Njëri prej mjekëve pjesëmarrës në takim, Gent Stroni tha se janë caktuar dy juristë nga Ministria dhe nga ana e tyre për të vendosur modalitetet e marrëveshjes prej katër pikash.

I pyetur nëse janë dakord që paga e tyre të rritej në masën 40%, mjeku tha se në Shqipëri mjekët kanë pagën më të ulët në rajon.

“Ne nuk jemi tek 40%, ne kemi argumentime të tjera. Si për shembull, ne jemi vendi me pagesën më të ulët në të gjithë rajonin. Do ta shikojmë gradualisht. Ne do sjellim argumentet tona në grupin e punës, por çdo gjë do të duhet të jetë në bazë të argumenteve. Kemi një kosto të lartë jetese. Drafti jonë do të ballafaqohet me draftin e tyre. Në momentin që juristët e Ministrisë dhe tanët të jenë gati. Drafti është marrëveshje bashkëpunimi. Ne pretendojmë të marrim sa më shumë por kjo varet nga mundësitë. Duam të argumentojmë që rritja të mos jetë 40 por 41%”, theksoi ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!