MENU
klinika

“Elbasani s’mund të kthehet në model siçilian”

“Elbasani s’mund të kthehet në model siçilian”

09.10.2020 - 21:03

Pak ditë më parë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha se Elbasani dhe Shqipëria nuk mund të kthehen në një model sicilian.

I pyetur për këtë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se situata kriminale në Elbasan është nën kontroll dhe vlerësimin mund ta bëjnë vetëm qytetarët.

“Situata e kriminalitetit në Elbasan është në nivele të shpjegueshme. Kriminaliteti gjen hapësira dhe penetron në disa qytete të caktuara. Elbasani ka trashëguar një situatë kriminaliteti por jo endemike. Situata e krimit është në rënie.

Mos prisni të komentoj Prokurorin e Përgjithshëm. Deklarata e tij e fortë është. Unë dhe prokurori e shohim situatën nga këndvështrime të ndryshme. Ne kemi bashkëpunim.

Nëse është Siçili nuk ka nevojë të pyesni as mua dhe as prokurorin, por të pyesnin qytetarët. Është një përkufizim i thjeshtë; siguria është mungesa e frikës. Po ka frikë, nuk ka siguri. Në Elbasan, shkoni tani në mes të natës.

Nuk është ajo Siçilia. Shumë dosjeve po u hiqet ndryshku. Vetëm sot u zbardh një ngjarje e rëndë. Besoj, me këtë mënyrë se si po angazhohet policia, ne do të kemi lajme të mira nga Elbasani në kuptimin e goditjes”-, theksoi Lleshaj në emisionin “Java” në RTSH.

A kontrollohet qyteti i Elbasanit nga bandat? Ministri i Brendshëm tha prerë: Jo!.

Ministri u pyet edhe për shkarkimin nga detyra të zv/drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi, një person me karrierë 30 vjeçare në Policinë e Shtetit, i akuzuar nga autoritetet gjermane për dekonspirim të operacioneve.

“Nuk e komprementon. Ai nuk ishte drejtues i OFL-së. Zotëria që ju i referoheni nuk ka qenë drejtues, por një nga drejtuesit. Ishte një oficer i lartë i cili është nën dyshim. Lajmi i keq është që kemi një dyshim të arsyeshëm për një oficer të lartë të policisë që ka bërë gjëra që nuk duhet të bënte. Të huajt kishin një shqetësim që i ka ndodhur një fenomen X. Në kohë rekord, Policia e Shtetit e lidhi me emrin”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!