MENU
klinika

Ja çfarë pritet

Vaksina ruse do të kushtojë më pak se ajo e rivalëve perëndimorë?

23.11.2020 - 10:17

Së pari vaksinat, tani çmimet. Gjigandët e farmacisë në SHBA kanë filluar të shpallin se sa do të kushtojnë vaksinat e tyre. Ndërkohë, Rusia thotë se alternativa e saj do të jetë më e lirë.

Dy prodhuesit amerikanë të ilaçeve që synojnë të sjellin vaksinat në treg vaksinat e tyre, së pari kanë zbuluar strategjitë e çmimeve.

Pfizer, i cili kërkoi të shtunën aprovimin nga SHBA për formulën e saj, tha se një dozë e produktit të saj do të kushtonte 19.50 dollarë.

Kompania tjetër Moderna, që mendohet të jetë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për një shpërndarje gjithëpërfshirëse në Bashkimin Evropian, njoftoi këtë javë se do të kërkojë një çmim mes 25-37 dollarë.

Por duke qenë se kërkohen dy doza të vaksinës për person, kostoja e përgjithshme do të dyfishohet duke shkuar në 39 dollarë (për Pfizer) dhe 50-74 dollarë (për vaksinën e Moderna-s).

Ndërkohë, prodhuesit e vaksinës ruse “Sputnik V” thanë se çmimi i formulës së tyre “do të jetë shumë më i ulët”.

Një zëdhënës i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), i cili financoi formulën e zhvilluar nga Qendra Gamaleya e Moskës, tha se struktura e tyre e çmimeve do të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme. Megjithatë siç shkruan RT, më parë është përfolur që çmimi i eksportit do të ishte rreth 10 dollarë për të dy dozat që nevojitet të kryejë një person.

Në gusht, Rusia u bë vendi i parë në botë që regjistroi një vaksinë për Covid-19. Detajet më pas u botuan në revistën mjekësore Lancet, e cila tregoi se kjo vaksinë ishte në gjendje të nxisë një përgjigje imune tek vullnetarët e shëndetshëm. Mirëpo, shumë shkencëtarë dhe komentatorë perëndimore shprehën shqetësime mbi urgjencën në të cilën u shpall vaksina.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!